Sopranoja me famë botërore Inva Mula është shfaqur pak ditë më parë në një event artistësh. Ajo ishte në shoqërinë e vajzës së saj, Ninës.
Vajza e Invës dhe e Hetem Ramadanit mban emrin e nënës së ndjerë të Inva Mulës, edhe ajo një soprano e famshme në kohën e saj. Kur erdhi në jetë Nina, të gjithë u suprizuan, pasi Inva kishte tashmë një djalë të rritur nga martesa e parë me kantautorin Pirro Çako.
Por Antony u bë me motër në vitin 2012 dhe tashmë Nina është 9 vjeçe dhe duket mjaft qartë që ka një ngjashmëri mjaft të madhe me nënën e saj.
Vitet ikin, por duket se një restart i mëmësisë në çdo moshë është një ide shumë e mirë. Nina është rritur dhe tani Inva ka një shoqe të vogël të çmuar që e shoqëron edhe në evente.








