7 Qershor, 2020

Fotot nga paparazi/ Personazhet e televizioneve që mund t’i takojmë në rrugë


Le të fillojmë me Einxhel Shkirën dhe Fioralba Ponarin. Dy moderatore ekrani mjaft seksi, por që pak ditë më parë mund të kishit mundësi t’i shikonit në shesh.

Të veshura thjesht, dy vajzat ishin pjesë e protestës, e cila u thirr nga shoqërua civile. Një xhest për t’u lavdëruar, sepse tregon se dy prezantueset janë aktive dhe jo indiferente ndaj ngjarjeve.

Ndërkohë, kemi tre personazhe, të cilët janë pothuajse të pandarë si në punë, ashtu edhe jashtë saj. E kemi fjalën për drejtorin e “Fiks Fare”, Filip Çakuli, dhe dy moderatorët e këtij emisioni investigativ, Devi dhe Dori.

Që të tre duket se kalojnë majft kohë me njëri-tjetrin dhe kjo mund të jetë e kuptueshme. Duket që dy moderatorët mund të japin shumë ide se si mund të prezantohen rastet që denoncohen në “Fiks Fare”, duke futur elemente si: interpretim, humor, ironi etj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al