20 Dhjetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Pa maskë në rrugë, Nard Ndoka dhe Filip Çakuli nuk duan t’ia dinë për virusin vdekjeprurës


Ndërkohë që pandemia nuk njeh fare zbutje shifrash, institucionet dhe mjekët bëjnë thirrje për të qenë shumë të kujdesshëm në masat parandaluese kundër Covid19.

Pikërisht për këtë arsye është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës sapo të dalim nga shtëpitë tona.

Mirëpo ka disa individë të cilët nuk e kanë vlerësuar seriozisht këtë masë. Madje këtu mund të flasim edhe për personazhe të njohura nga bota e politikës dhe televizionit.

Pak ditë më parë, paparazzi ynë ka fotografuar kryetarin e Partisë Demokristiane dhe ish-deputetin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Nard Ndoka, teksa ecte në këmbë në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

Ajo që të bie në sy është veshja e tij sportive, mjaft e këndshme, por nuk ka vënë maskën. Në këtë mënyrë ai kthehet në rrezik potencial për të infektuar dhe për t’u infektuar.

Të njëjtën pakujdesi ka pasur edhe drejtori i “Fiks Fare”, Filip Çakuli. Ai, edhe pse shoqërohej nga dy miq të cilët mbanin maska, për vete nuk e ka vënë. Shpresojmë të ketë qenë rastësi mungesa e maskave nga ana e tyre.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al