13 Dhjetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Monika Kryemadhi dhe anëtarët e LSI në rrugët e ish-Bllokut pa maska


Nuk përbën në lajm që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka refuzuar publikisht që të vendosë maskën,  duke e quajtur atë të panevojshme.

Madje, ka pasur edhe komente të tipit që gjithçka bëhet vetëm për t’iu kundëvënë Ramës, si një nga mënyrat e të bërit opozitë, por në fakt deri tani të gjithë gëzojnë shëndet të mirë.

Kështu që siç e shikoni edhe në foto, Kryemadhi dhe të tjerë anëtarë të Partisë që ajo drejton, nuk kanë vendosur maska.

Shpresojmë që të mos kenë probleme me shëndetin deri në fund të kësaj lufte.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al