Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, është një nga hyrjet e reja në qeverinë e Kryeministrit Rama.

Ajo është fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus”, teksa lëviz me biçikletë, duke lënë kështu makinën e rehatshme të ministres.

Zonja Krica është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznes dhe mban titullin Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA) nga Fakulteti i Administrim Biznesit pranë Universitetit Akron në Ohajo, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit të bursave Fulbright (bursa të plota), të Departamentit të Shtetit.
/Panoramaplus.al



