14 Dhjetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Kastriot Islami nuk e heq më maskën pasi u ndalua nga Policia


Ish-deputeti socialist dhe ish-kryetari i Parlamentit shqiptar, Kastriot Islami, u fotografua pak ditë më parë në zonën e Tiranës së Re.

Ai ishte në shoqërinë e ish-deputetit dhe ish-ministrit demokrat të Drejtësisë, Aldo Bumçi. Ajo që na ra në sy, është fakti se Islami e kishte vendosur maskën.

Pak ditë më parë, ai u ndalua nga Policia për mosmbajtje të maskës, fakt të cilin ish-deputeti e denoncoi edhe në media. Por, me sa duket, kësaj here nuk ka dashur të rrezikojë dhe ka vendosur të dalë më maskë.

Gjithsesi, është një zgjidHje që në radhë të parë ka të bëjë me shëndetin e tij e më pas me Policinë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al