Ish-deputeti i LSI dhe ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është fotografuar ditët e fundit nga paparazzi ynë në një nga rrugët e zonës së ish-Bllokut.
Ajo që na ra në sy, ishte fakti se Naço kishte zgjedhur të lëvizte me biçikletë. Këtë zgjedhje e ka bërë tashmë prej kohësh një kolegu i tij, i cili ka bërë një rrugëtim të ngjashëm në politikë.
Ai është Ylli Manjani, ish-deputet i LSI dhe ishministër i Drejtësisë. Me sa duket, të dy kanë vendosur që lëvizjen ta kenë njëkohësisht edhe si stërvitje.





