Asllan Dogjani, tashmë larg politikës, njihet si një deputet që ka lëvizur në disa forca politike, duke përfaqësuar kështu edhe Partinë Socialiste dhe atë Demokratike si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ai gjithashtu ka qenë i angazhuar edhe në Policinë e Shtetit. Për këtë arsye, ai thirret më shumë në studio televizive për të folur për ngjarje të kronikës, sesa për politikë.
Por ajo që Dogjani, me sa duket, nuk heq dorë asnjëherë, ndryshe nga politika, është stërvitja fizike. Këto kohë kur pandemia e ka bërë shumë të vështirë, stërvitjen në ambiente të mbyllura, si palestra, Dogjani e ka gjetur zgjidhjen.
Ai është fotografuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë në Kodrat e Liqenit Artificial Tiranë. Siç e dini, aty ka disa pika ku gjendern vegla të stërvitjes dhe Dogjani ka filluar stërvitjen aty, duke mos e lënë pas dore edhe këto kohë.
Ndërkohë, ai është parë duke ushtruar edhe profesionin e avokatit.









