Këto foto të paparazzit tonë tregojnë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në një moment të jetës së tij jashtë politikës.
I veshur sportiv, me bluzë pambuku dhe pantallona të shkurtra, Beqja është fotografuar teksa bashkëshortja i jep disa shishe uji bosh për t’i hedhur.
Ish-ministri, pa komplekse fare, del nga makina që e nis bashkëshortja dhe shkon të hedhë shishet bosh në koshin e vendosur anës trotuarit. Në fakt, do të donim të shihnim më shpesh skena të tilla të përgjegjshmërisë qytetare, për të mos hedhur mbetje në rrugë apo vende të papërshtashme.
Ilir Beqja, këtë verë, ka qenë shpesh protagonist në faqet e gazetës sonë. Ai preferon të lëvizë me këmbë dhe, me sa kemi parë, anagazhohet shumë në detyrat familjare, si p.sh. bërja e pazareve.
Gjithashtu, na bie në sy dëshira për të qenë vazhdimisht i veshur me rroba komode, shumë sport.











