Renis Gjoka në fillim e pati më të lehtë se të tjerët që të bëhej i njohur në botën e muzikës, falë mbiemrit të famshëm dhe faktit që është nipi i Aleksadër Gjokës.
Tani, Renisi ka një karrierë të sukesshme si një këngëtar me një ngjyrë zëri shumë të veçantë dhe që lëvron muzikën rok kryesisht.
Ndërkohë, këngëtari ka qenë mjaft i rezervuar për të folur mbi jetën private. Por ai vetë pak vite më parë ka dhënë disa detaje të vogla. Renisi u bë baba i një vajze dy vite më parë, të cilën e quajtën Aura.
Ndërkohë, ceremoninë e martesës me Jonën e ka bërë më pas. Ndërsa paparazzi ynë fotografoi çiftin pak ditë më parë në baret e Tiranës.








