20 Dhjetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Dita e parë e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, bie në sy sofistikimi i stilit në veshje


Edhe pse ka qenë ministër Bujqësie për muaj të tërë, ajo që na binte në sy në pamjen e zotit Bledi Çuçi ishte një lloj shkujdesjeje në veshje.

Në përgjithësi këmisha ishte jashtë pantallonave dhe kollarja pothuajse nuk ekzistonte.

Mesa duket, zoti Çuçi është një natyrë sportive dhe e ka bezdi të mbërthehet me kollare, por dy ditë më parë, teksa vinte në Parlament si ministër i Brendshëm, veshja e tij ishte perfekte.

Jo vetëm se kishte vendosur kollare, por ishte kujdesur që edhe ngjyrat të binin në sy.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al