6 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Dashamir Shehi ka stilin e tij për t’u mbrojtur nga korona, në rrugë vë maskën dhe në lokal e heq


Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetari i LZHKsë, Dashamir Shehi, është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë në dy momente të ndryshme.

Teksa ecte në rrugë, ai është shfaqur me maskë, ndërkohë, i ulur në bar me disa miq, është pa maskë. Në fakt, rreziku më i madh nga korona është kur je në bar dhe pranë njerëzve.

Megjithatë, me sa duket ish-deputeti Shehi mendon se në rrugë ka më tepër rrezik për t’u infektuar. Nga ana tjetër, mungesa e maskës në bar mund të shpjegohet edhe me faktin se aty ke nevojë të pish diçka dhe të bisedosh dhe maska e vështirëson këtë punë.

Për sa i përket jetës politike, Dashamir Shehi njihet si një politikan popullor, i cili përdor logjikë të mirë dhe batuta që të mbeten në mendje.

Me shumë eksperiencë dhe pjesëmarrje interesante në debate të ndryshme televizive, pa diskutim që ai mbetet një nga politikanët më karizmatikë dhe inteligjentë që kemi.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al