24 Gusht, 2020

Fotot nga paparazi/ Çfarë bën Alban Xhihani jashtë studios, foto me bashkëshorten dhe vajzën


Prej rreth një viti tashmë, gazetari i njohur Alban Xhihani është bërë baba.

Asokohe, i pyetur në një intervistë, ai rrëfente: “Përpara ishte ku do ta pija kafen sot, tani është krejt ndryshe. Shikon një krevat të vogël brenda dhomës dhe çohesh e shikon krevatin. Duket sikur po përjeton një ëndërr. Kur e mora për herë të parë në krahë nuk dija çfarë të bëja. Edhe qeshja, edhe gëzoja, sikur mbytesha”.

Ka zgjedhur një emër të veçantë për vajzën, Uma. Një emër i zotave hindu, që do të thotë “shkëlqim”.

“Doja një emër të shkurtër sepse këtu (në Shqipëri) ta shkurtojnë emrin rrugës”, rrëfente gazetari duke qeshur.

Pak ditë më parë, paparazzi ynë e fotografoi gazetarin e njohur të sportit në një nga rrugët e Tiranës. Ai ishte në shoqërinë e bashkëshortes dhe të vajzës së tyre, e cila është akoma e vogël dhe babai kujdeset për karrocën e saj.

Për sa i përket profesionit dhe dëshirës se ku do të donte ta shihte vajzën e tij kur të rritet, Albani ka rrëfyer si më poshtë: “Në fushën e gazetarisë së sportit ka njerëz të zotë dhe të pazotë, siç ka dhe moderatore ‘të painformuara’, por kjo është dhe pjesë si funksionon një program. Edhe në Itali, nuk besoj se vajzat që dalin atje janë plotësisht të informuara. Sepse pas ka një staf të tërë. Mjafton që të kesh cilësi prezantuese dhe e menaxhon.”

Nuk do të preferonte që vajza e tij të merrej me sportin, as si moderatore. Kjo do të mbetet në zgjedhjen e saj, por megjithatë thotë se nuk do t’ia sugjeronte.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al