Nuk është më lajm i ri fakti që drejtori i “Fiks Fare”, Filip Çakulli, ka një marrëdhënie miqësore jashtë programit me dy drejtuesit e tij, Dejvis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Paparazzi ynë i ka fotografuar vazhdimisht në bare dhe restorante në kryeqytet. Me sa duket, kjo kohë që kalojnë bashkë i shërben miqësisë, por edhe punës, po të kemi parasysh që programi do shumë kreativitet, gjetje, batuta dhe për këtë fakt kërkohet një bashkëpunim i vazhdueshëm mes autorit dhe dy moderatorëve.
Kësaj here, paparazzi ynë i ka fotografuar në një nga baret e Tiranës, por me Filipin ndodhet vetëm Dejvi. Ajo që na bëri përshtypje në këtë foto është fakti se në tavolinën e tyre është ulur një punëtor, i cili po bën një punë, duket sikur po tërheq diçka me një litar.
Ndërkohë që Dejvi e shfrytëzon kohën duke folur në telefon, Filipi nuk e prish fare terezinë, por vijon duke mbushur me duhan llullën e tij legjendare.




