Dikur ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe njohu bashkëshorten e tij, zonjën Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes më parë dhe tani ministre e Jashtme.
E ndërsa zoti Gaçi u largua nga politika, zonja Xhaçka vijon karrierën e saj të suksesshme. Tashmë ai i është rikthyer jetës së dikurshme si sipërmarrës e me sa duket ka më tepër kohë për t’u marrë me fëmijët e tij, kohë që me siguri zonja e Xhaçka e ka më të kufizuar.
Paparazzi ynë e ka fotografuar pak ditë më parë me djalin dhe vajzën, teksa i vogli po argëtohej me lodrat e tij. Gaçi u nda në vitin 2012 nga bashkëshortja e parë dhe u rimartua në 2014 me Xhaçkën, me të cilën ka dy fëmijë.






