16 Tetor, 2022

Fotot nga paparaci/ Grida Duma, sharmante edhe me ‘code-dress’ zyrtar


Është e pamundur të mos e vësh re. Flasim për Grida Dumën, që prej vitesh spikat në fushën politike si ndër femrat më sharmante. Krahas pamjes që deputetja gëzon, edhe stili që e identifikon në veshjen e saj ia shtojnë sharmin. Deputetja e Partisë Demokratike ka vërtetuar edhe këtë javë se mbetet një ndër ikonat e stilit, jo vetëm për politikën shqiptare.

Shpeshherë, ajo ka luajtur me ngjyrat e forta, duke nxjerr në pah anën fashioniste të saj dhe duhet thënë se në të gjitha rastet kombinimi ka qenë më se i goditur, duke ofruar një imazh tjetër të sajin. Por edhe kur zgjedh të jetë zyrtare në ngjyra, efekti është i njëjtë.

Këtë herë deputetja kishte zgjedhur një kostum të zi dhe pallton ngjyrë kafe, si për t’ju përshtatur edhe kohës. Natyrisht që duhet thënë edhe kjo pamje e saj është një stil mjaft i goditur.

© Panoramaplus.al