10 Dhjetor, 2024

FOTOT/ Nënë për herë të parë! Ish-konkurrentja e Për’puthen jep lajmin e ëmbël të shtatëzanisë: Një ëndërr e bërë realitet


Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi, ka dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të parë.

Me anë të një postimi në Instagram, Gabriela shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur teksa krahas fotove shprehte emocionin e papërshkrueshëm që i ka dhënë shtatëzania.

“Një ëndërr e bërë realitet,” shkruan ish-konkurrentja e Përputhen ndërsa akoma nuk është bërë i ditur partneri i saj.

Postimi i plotë:

“Unë dhe ti.Një bekim,Një emocion i papërshkrueshëm. Një ndjenjë e vërtetë. Një ëndërr e bërë realitet. Një dëshirë e plotësuar. Një dashuri pa kufi.Po, dashuritë e pastra ekzistojnë.Ti EKZISTON!! Ti më dhe shpresë e forcë! Jam e dashuruar në ty, e marrosur në ty. Mezi pres të të mbaj në krahët e mi. Faleminderit Allah për këtë dhuratë.”

© Panoramaplus.al