Në shtëpinë e Big Brother Kosova, së fundmi ka ndodhur edhe puthja e parë mes dy konkurentëve. Ndonëse ka qenë në formë humoristike puthja duket goxha pasionante dhe ka zgjatur jo pak.

Ishin Gresa dhe Vullneti ata të cilët i kërkun produksionit çaj për të lehtësuar simptomat e gripit . Në një moment loje dhe humori, ata ranë dakord se nëse Vëllai i Madh do t’ua sillte çajin, në këmbim, do të putheshin bashkë.

Produksioni e miratoi këtë kërkesë dhe kështu ndodhi puthja mes dy banorëve. Nuk kanë munguar duarttrokitjet dhe brohorimat pas këtij momenti nga pjestarët e tjerë në shtëpinë e “BBVK”.
© Panoramaplus.al
