Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka konfirmuar romancën e saj të dashurisë teksa ka publikuar për herë të parë foto me djalin që i ka vjedhur zemrën, Granit Muhaxheri.

Këngëtarja i ka surprizuar fansat pasi djali në fjalë është menaxheri i saj prej vitesh.

Në foto ata janë parë mjaft të dashuruar dhe mesa kuptohet, në këtë prag Shën Valentini ata kanë darkuar së bashku.

Melinda e veshur me një fustan të kuq dhe Graniti me të zeza, çifti kanë pozuar para pasqyrës për të ndarë me fansat pak nga dashuria e tyre.

Po ashtu në mesin e fotove nga darka, këngëtarja ka publikuar edhe një imazh të vjetër të tyre ku dyshja shfaqet me një veshje krejtësisht tjetër dhe shumë të lumtur.

“Burri im, jam shumë mirënjohëse për ty. Ti e ke zemrën flori,” shkruan Melinda krahas postimin në Instagram

Disa kohë më parë Melinda dhe Graniti u përfolën për një romancë dashurie, mirëpo asnjë konfirmim nuk erdhi nga vetë ata.

Ishte janar i këtij viti kur burime për “Prive” konfirmuan lidhjen e tyre.

Ndër të tjera u tha se çifti ka qenë bashkë për një kohë të gjatë, duke preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut.

Sipas këtyre burimeve, Graniti është shumë i përkushtuar ndaj Melindës në çdo aspekt. Aktualisht, ata nuk kanë plane për një fejesë apo hapa të mëtejshëm në lidhjen e tyre, pasi vëmendja e tyre kryesore është përqendruar te projektet e Melindës.
View this post on Instagram

© Panoramaplus.al

