6 Tetor, 2023

FOTOT/ Me shalqi dhe biçikletë, deputeti i PD performon duke kërcyer, shkrin së qeshuri anëtarët i jurisë


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hequr kostumin e politikanit dhe është shfaqur krejt ndryshe në spektaklin “Dancin with the Stars”.

korreshi1

Së bashku me partneren e tij balerine, deputeti demokrat u fut në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.

Korreshi dhe balerina profesioniste kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi. Të gjithë të pranishmit i kanë shijuar momentet edhe pse vlerësimi nuk ishte shumë i kënaqshëm.

 

Anëtarët e jurisë, e vlerësuan për origjinalitet dhe atmosferën që sollën dhe në fund e vlerësuan me 22 pikë.

Komenti i Olta Gixharit ishte: Këmbët i bërë lëmsh. Ndërkohë, deputeti me humor u përgjigj “fshatar jemi do përmirësohemi rrugës”.

korreshikorreshi11

© Panoramaplus.al