12 Gusht, 2024

FOTOT/ Luiz Ejlli dhe Kiara Tito përsëri me pushime! Ja kush është destinacioni i çiftit këtë herë


Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Kiara dhe Luiz Ejlli kanë nisur pushimet e tyre të radhës.

Destinacioni i zgjedhur këtë hërë është Ibiza, në Spanjë. Këtë e kanë bërë vetë të ditur dyshja e famshme me postimet e hedhura në llogaritë e tyre në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Teksa shfaq një video romantike me partnerin, moderatorja Kiara Tito shkruan: “Jam falenderuese për momente si këto.”

Këtë herë çifti shfaqen të dy së bashku pa të voglën e tyre Luna Mari, e cila erdhi në jetë në prill të këtij viti.

Pasi u njohën në shtëpinë e Big-Brother Vip dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre po aty, ata tani gëzojnë një jetë të lumtur si në çift ashtu edhe në karrierë.

 

 

© Panoramaplus.al