18 Qershor, 2024

FOTOT/ Loredana e ulur në banjo, ndërsa Karim Adeyemi duke larë dhëmbët! Reperja publikon imazhe intime nga tualeti


Karim Adeyemi dhe reperja Loredana Zefi po kalojnë së bashku pushimet në Greqi.

Dhe në një postim në Instagram, 28-vjeçarja ka publikuar disa momente me futbollistin nga pushimet e tyre, përfshirë një selfie të çuditshme në tualet me Karim.

Në imazh shihet 22-vjeçari teksa bën një selfie në pasqyrë me furçë dhëmbësh në gojë. Ndërsa sfond qëndron e dashura e tij, e ulur në banjo.

Loredana duket se nuk e vret mendjen për pozën në momentin intime, teksa e lumtur bën simbolin e paqes me dy gishta.

Ndërkohë në imazhet e tjera, çifti pozojnë duke u puthur e përqafuar, teksa i dhurojnë dashuri njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al