5 Nëntor, 2020

Fotot/ Koronavirusi i merr jetën muzikantit shqiptar, ishte pjesë e grupit të njohur …


Është ndarë nga jeta kitaristi dhe muzikanti i grupit të famshëm “Grupi X”, Artur Kraja.

Lajmi për vdekjen e tij e bëri të ditur, këngëtari i famshëm Dashnor Diko. Këngëtari konfirmoi se basisti u nda nga jeta për shkak të koronavirusi.

Teksa shprehu keqardhjen për vdekjen e Artur Krajës, ai u shpreh se “muzikanti ishte me botë shpirtërore mjaft pozitive dhe shumë i talentuar.”

“Sëmundja që prishi ritmin e jetës dhe që po sjell hidhërime nëpër familje. Keqardhje për Turin e mrekullueshëm me të cilin kam kujtime të bukura. Një nga pjesëtarët e “grupit X”, muzikant i talentuar dhe me botë shpirtërore shumë pozitive. Do të mbaj mend për humorin tënd të spikatur dhe për atmosferën që krijoje në grup. Lamtumirë shoku ynë dhe ngushëllime familjes,”- shkroi Dashnor Diko.

Ndërsa shoqëroi postimin me një foto krah muzikantit të ndjerë.

“Grupi X” është ndër më të njohurit në vitet ’90 dhe bëri rezolucion në muzikën shqiptare.

Solisti i grupit ishte këngëtari i famshëm, Aleksandër Gjoka.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al