23 Shtator, 2024

FOTOT/ Këngëtarja pozon me Duan dhe i bën dedikim e veçantë: “Vajza më e bukur në botë!” Lipa: Të dua…


Këngëtarja e njohur Gwen Stefani, ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Stefani dhe ylli i popit janë fotografuar të buzëqeshura krah për krah në prapaskenën e Festivalit të Muzikës iHeartRadio.

Stefani kishte veshur një jupsuit të bardhë me thekë, ndërsa Lipa kishte veshur jelek dhe fund të zi me gura.

Mbrëmë u shoqërova me vajzën më të bukur në botë, të dua Dua”, ka shkruar Gwen në postimin e saj.

“Të dua. Vajza e ëndrrave.” u përgjigj Dua në komente.

 

© Panoramaplus.al