5 Nëntor, 2025

FOTOT/ Kendall Jenner festoi ditëlindjen e saj të 30-të, modelja publikon momentet e veçanta nga festa me miqtë


Supermodelja Kendall Jenner ka festuar 30-vjetorin e lindjes me një festë madhështore në plazh, të rrethuar nga familjarët dhe miqtë më të afërt.

Në fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Kendall ndau momente nga dita e veçantë, ku shihen motrat e saj Kim, Khloe dhe Kylie Jenner, si edhe nëna e tyre Kris Jenner. Në festë morën pjesë gjithashtu Hailey dhe Justin Bieber, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim eventit.

Edhe pse ishte nëntor, atmosfera e festës ishte plotësisht verore. Kendall kishte zgjedhur një veshje elegante sateni, me një fund të gjatë dhe një shall të përdorur si bluzë, ndërsa dekori i plazhit ishte zbukuruar me drita dhe tullumbace që mbanin mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen Kendall”.

Në përshkrimin e postimit të saj, modelja shkroi thjesht: “30”, duke lënë që fotot të flasin vetë për festën glamuroze të ditëlindjes.

© Panoramaplus.al