Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku kanë zgjedhur të urojnë Krishtlindjet me disa foto të ëmbla familjare.
Çifti i njohur pozuan pranë pemës së Krishtlindjeve dhe oxhakut së bashku me vajzën e tyre, Ajkën teksa gëzonin në krah të njëri-tjetrit.
Ndërsa këngëtarja zgjodhi të urojë ndjekësit, me një mesazh ku i kërkon të dhurojnë sa më shumë dashuri.
“Nëse heshtni, heshtni për dashuri. Nëse flisni, flisni për dashuri. Nëse korrigjoni, korrigjoni për dashuri. Nëse falni, falni për dashuri.
Gezuar Krishtlindjen nga familja Kallaku ?✝️?,” – shkroi ajo, krahas imazheve familjare.






