Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi mirëpriti në jetë vajzën e saj, Emin në muajin qershor.
Dhe ajo publikoi shpeshherë foto e video me vogëlushen në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë as fjalët e ëmbla dedikuar Emit.
Së fundmi, aktorja bëri dy tatuazhe në trup dedikuar vajzës dhe i ndau me ndjekësit në Instagram.
Jonida Vokshi gdhendi në dorë emrin Emit, ndërsa në shtyllën kurrizore shkroi: “Faleminderit Zot!”, duke iu referuar dhuratës më të bukur që Zoti i ka bërë, vogëlushen e saj.
“Tatuazhi më i bukur,”- shkroi aktorja, krahas fotos kur tregoi emrin e tatuazhuar të vajzës në dorë.









