27 Tetor, 2025

FOTOT/ Hugh Jackman dhe Sutton Foster shfaqen për herë të parë si çift në tapetin e kuq


Aktorët e njohur Hugh Jackman dhe Sutton Foster kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike si çift, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Dyshja u shfaqën së bashku në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të ri të Jackman, “Song Song Blue”, që u mbajt të dielën, më 26 tetor, në kuadër të Festivalit AFI në Los Angeles.

Gjatë daljes së tyre, çifti nuk e fshehu afërsinë dhe ndjenjat, teksa u panë duke qeshur dhe shkëmbyer vështrime të ëmbla përpara kamerave.

Ylli i Hollivudit zgjodhi një kostum elegant të zi, ndërsa Sutton Foster mahniti me një fustan sateni të zi me dekolte të thellë dhe një çantë të zezë, duke u bërë një nga pamjet më të komentuara të mbrëmjes.

Kjo paraqitje publike vjen pas muajsh spekulimesh për një lidhje mes tyre, të cilat tashmë duken të konfirmuara.

© Panoramaplus.al