Stilistja Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrugët e Los Angeles, ku u shfaq me një stil provokues dhe një ndryshim në pamjen e saj.

Bashkëshortja e Kanye West është fotografuar , teksa ecte në qytet e veshur me sytjena dhe një minifund ngjyrë argjendi, të kombinuar me geta një palë taka. Veshja e saj minimaliste dhe e guximshme nuk kaloi pa u vënë re nga kalimtarët.

Përveç stilit të saj të ekspozuar, ajo surprizoi edhe me modelin e ri të flokëve. Censori u shfaq me flokë rozë të shkurtra, preje që shpesh e shohim tek djemtë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një paruke apo për një ndryshim të përhershëm në look-un e saj, duke qenë se ajo ka eksperimentuar shpesh me pamjen në daljet e mëparshme publike.

Bianca Censori dhe Kanye West kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tyre të pazakonta dhe stilin e veçantë, që shpeshherë ngjall diskutime në media dhe rrjete sociale.


