Ajo është një ndër emrat më të lakuar kohët e fundit nga mediat rozë për shkak të fotove të saj tejet provokuese, ku shihet thuajse e zhveshur.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, nëna e modeles Oriola Marshit, Xhoi Jakaj, ka treguar se babai i saj nuk i ka parë ende fotot e të bijës në Instagram.
“Ne jemi prindër tolerantë, bashkëshorti im nuk ka Instagram, madje Oriola e pyet shpesh: I ke parë fotot? Por ne jemi prindër që e kemi edukuar për tu përballur edhe me të mirën edhe me të keqen e reagimeve të ndryshme. Unë dhe bashkëshorti im i lëmë të lira në zgjedhjet e tyre, ajo është zgjedhja e saj dhe ne e respektojmë atë. Oriola ka studiuar muzikë klasike dhe tashmë do të kalojë në muzikë të lehtë, por i ka premtuar mamit dhe babait se një disk me muzikë klasike do ta bëjë enkas për ne për shkak të studimeve të saj”, u shpreh mamaja e Oriolës.





