Influencuesja italiane Chiara Ferragni ka ndarë me ndjekësit e saj momente relaksi gjatë një qëndrimi në liqenin e Komos.

Së fundmi, ajo postoi një seri fotosh nga pushimet e saj pranë pishinës së hotelit ku po qëndronte me fëmijët.

Në imazhet e publikuara në Instagram, Chiara shihet e veshur me bikini bardh e zi, duke pozuar në ambiente të ndryshme të pishinës, ndërsa nuk mungojnë edhe pamjet e mrekullueshme të natyrës përreth dhe imazhet e relaksit nga shezlongu i saj.

Me mbishkrimin e thjeshtë dhe të ngrohtë: “E diel në liqenin e Komos me fëmijët”, ajo ka transmetuar atmosferën familjare dhe qetësinë e këtyre ditëve pushimi.

Chiara Ferragni vazhdon të jetë një nga influencueset më të ndjekura në botë, duke ndarë shpesh momente të jetës së saj personale me miliona fansa në rrjetet sociale.



