Këto ditë të nxehta, Eni Çobani ndodhet me pushime së bashku me të shoqin dhe djalin e tyre. E njohur për shqiptarët pasi prej vitesh shfaqet në “Shihemi në gjyq”, Eni është bërë shumë e dashur dhe e ndjekur në rrjetet sociale, aty ku herë pas here nga momente nga jeta e saj.

Kështu ka bërë edhe gjatë pushimeve, ku ka publikuar foto të ndryshme nga plazhi. Duket se disa komente rreth peshës së saj, e kanë bërë që të kthejë një përgjigje për të gjithë ata që kanë “interes”.
“Sa me vjen per te qeshur me ca qe merren akoma sesa peshojne.Une dua tju bej nje pyetje mendjen e keni peshuar ndonjehere sa ju rendon.
Ate shendosheni sa me shume se duke thare trupin po i thani te gjitha.Merruni me veten para se te merreni me te tjeret.
Ps.Per te gjithe te interesuarit ndjehem shume mire me kete qe Zoti me ka falur,shendetin.”, ka shkruar ajo.

© Panoramaplus.al

