10 Tetor, 2020

Fotot e fundit sensuale të Nora Istrefit, konfirmojnë edhe një herë se këngëtarja është në top formë


Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, vazhdon të marrë vëmendje me fotografitë atraktive.

Së fundi, aktorja publikoi disa imazhe tejet joshëse, ku shfaqet e veshur me një kostum të zi e të ngushtë, në të cilin thekson format trupore.

Edhe këtë herë, ajo dëshmoi se nuk ka konkurrencë në këtë drejtim dhe nuk munguan komplimentet nga ana e fansave.

Sa i përket projekteve muzikore, “Dy zemra” mbetet kënga e fundit nga Nora Istrefi në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Kënga në fjalë është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë afro tetë milionë klikime në YouTube deri tani.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al