18 Mars, 2025

FOTOT/ Do të bëhet nënë për herë të tretë! Modelja e njohur ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit


Karlie Kloss është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ish-modelja e Victoria’s Secret njoftoi të hënën se është sërish shtatzënë, në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, Joshua Kushner.

32-vjeçarja ka publikuar një sërë fotosh familjare në Instagram, teksa u ka treguar ndjekësve të saj barkun e rrumbullakosur.

Karlie Kloss ka postuar disa foto, ku pozon me veshje të ndryshme që vënë në pah shtatzëninë e saj të avancuar. Në fund të albumit, ajo ka postuar një foto të ëmbël bardh e zi të dy djemve të saj, Levi 4-vjeçar dhe Eliza 1-vjeçare, të përqafuar me njëri-tjetrin.  “Tre po festojnë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.

Teksa ka folur “Vogue” ajo ka shprehur mirënjohjen e thellë për këtë shtatzëni të re. “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë bekim ,” tha ajo:“Familja është gjithçka për mua ”, shtoi modelja, duke theksuar rëndësinë e mëmësisë në jetën e saj.

Karlie Kloss dhe Joshua Kushner filluan lidhjen e tyre në vitin 2012 dhe gjashtë vjet më vonë, në vitin 2018, ata u fejuan. Dasma e tyre u zhvillua në tetor të po këtij viti në Nju Jork. Djali i tyre i parëlindur, Levi, lindi në mars të vitit 2021, ndërsa më e vogla, Eliza, në korrik 2023.


Edhe pse Karlie Kloss zgjedh t’i mbajë fëmijët e saj larg rrjeteve sociale, në prill të 2024-ës ajo bëri një përjashtim, duke postuar një foto të rrallë të të parëlindurit të saj. “Djemtë e mi”, ka shkruar ajo në mbishkrim, ku shumë nga ndjekësit e saj komentojnë se Levi i vogël i ngjan jashtëzakonisht mamasë së tij.

© Panoramaplus.al