Në daljet e saj publike jemi mësuar ta shikojmë si një vajzë guximtare, që nuk ka frikë t’i thotë gjërat si i mendon. E kemi fjalën për Ina Kollçakun, që prej vitesh është pjesë e mediave, me role të ndryshme që ka pasur.

Si një prej zërave më të njohura karshi femrave, duket se këtë herë, Ina e ka treguar edhe me këtë paraqitje. E ftuar në një event të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë, Ina ka qenë një ndër të ftuarit. Dhe kjo paraqitje e saj, do ta quanim të guximshme, pikërisht për kontekstin e festës ku dhe merrte pjesë.
Në event, Ina mund të quhet pa frikë se ndër të veshurat më ekstravagante. Me një fustan në ngjyrë gri, të punuar me thurje, ajo i ka lënë pak vend imagjinatës. Fustani zbulonte shumë nga pjesa e dekoltesë së saj, por nuk mbaron me kaq.

Edhe pse me disa thekë që shkonin deri në fund të këmbëve, moderatorja kishte preferuar një prerje të shkurtër deri në ekstrem për këtë fustan. Veç kësaj dukej se veshje ishte edhe transparente. Në fakt, veshur me këtë fustan, Ina e reflekton sigurinë që ka për veten e saj, që më së shumti është një look perfekt për një mbrëmje gala, sesa për tapetin e kuq të një premiere filmi.





