Artistja shqiptare Parashqevi Simaku ka arritur të ‘triumfojë’ në luftën e saj, duke dalë nga spitali psikiatrik ku ajo kurohej.

Lajmin e bën të ditur biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka ndarë në profilin e tij në Instagram, foto të këngëtares, e cila duket shumë më ndryshe nga daljet e saj të para krah tij.

Me make-up profesional, e buzëqeshur por edhe me dhëmbë të rregulluara, këngëtarja dukej më në formë se kurrë që prej herës së parë që u shfaq në median amerikane.

Duket se Ilirjani ka marrë përsipër transformimin e Parashqevisë, por nuk ka ngurruar të shkruajë dy fjali të ëmbla ndaj saj.
“Dashuria shëron”, shkruan ai krahas fotos së këngëtares.

Në një foto tjetër të Parashqevisë, biznesmeni shkruan “Kështu doja, dua dhe do doja të të shikoja gjithmonë zemra ime!”
Me datë 16 janar biznesmeni Elton Ilirjani bëri të ditur gjendjen e renduar të artistes shqiptare, duke dhënë detaje se pas takimit të saj me djalin, Luk, ajo pësoi një krizë dhe u shtrua në spital për shkak se filloi të dilte jashtë kontrollit.

E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

Cdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situate doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka”, tha asokohe Ilirjani.
Por deklarata e Ilirjanit, nuk ishte e papritur pasi me datë 13 janar, opinionisti Arjan Curri, paralajmëroi publikun se gjendja shëndetësore e Simakut, si ajo fizike dhe mendore, nuk është në gjendje të mirë, dhe se e vërteta e saj duhet të dalë në dritë.
Ai u bëri thirrje që të afërmit e saj të deklarojnë të vërtetën e këngëtares, në mënyrë që ta ndihmojnë. Në të kundërt, Curri paralajmëroi se të vërtetën e gjendjes së saj do ta publikonte ai, por se për momentin po rezervohei duke ua lënë të dashurve të Simakut të thonë se si qëndron gjithçka.
Lidhur me ndihmën e dhënë nga Elton Ilirjani ndaj këngëtares, Curri u shpreh se ai nuk do të mund të ofrojë pafundësisht të gjithë këtë mbështetje. Opinionisti i bëri thirrje dhe Ilirjanit që të thotë të vërtetën mbi gjendjen shëndetësore të Parashqevisë, pasi nëse nuk e bën, biznesmeni do të gjendet në një pozicion të vështirë, gjë që ky i fundit e zbuloi se si qëndron situata e artistes shqiptare.
“Eltoni nuk mund ta bëjë pafundësisht këtë, duhet të dali të thotë të vërtetën. Nëse nuk do e bën dhe unë besoj se do e bëjë, do të jetë ai pastaj në një pozicion të vështirë. Nuk mundet që të fshihet më shumë gjatë në emër të dashurisë që kemi për Parashqevinë Simakun, sekretet rreth jetës së saj. Pra, ajo është aq publike, duhet të merret vesh pse është divorcuar, pse gjykata ja ka dhënë djalin bashkëshortit, pse përfundoi aty.”, tha Curri.
© Panoramaplus.al
