26 Qershor, 2024

FOTOT/ Beteja me sëmundjen e rëndë, Celine Dion zbulon vuajtjet që kaloi përgjatë disa viteve


Këngëtarja e njohur Celine Dion ka treguar në një dokumentar vuajtjet që ka kaluar gjatë betejës me sindromën e ‘personit të ngurtë’.

Dokumentari titullohet “I Am: Celine Dion” dhe paraqet momentet e vështira të këngëtares.

Një vit më parë Celine kishte ftuar kamerat në shtëpinë e saj, të cilët kishin kapur disa nga momentet e saj më të vështira në jetë.

Në videon e publikuar duket qartë që 54-vjeçarja ishte në një gjendje të keqe shëndetësore, ndërsa mjekët afroheshin për ta ndihmuar atë.

Së fundmi regjisorja Irene Taylor ka treguar momente nga periudha e xhirimeve.

“Unë kurrë nuk i kam fikur kamerat, por sigurisht kishte momente kur mendoja që ti ndaloja xhirimimet. Kishte momente kur ajo po lëvizte në një dhomë ose po shkonte diku dhe ne nuk e ndiqnim. Dëshiroj të them se kemi vepruar respektuar dinjitetin e Celines kur ajo shkonte në dhomën e zhveshjes për të marrë mjekimin e saj, kjo ishte një gjë e ndjeshme. Ne ndoshta kemi zgjedhur të mos xhirojmë gjëra që ajo ndoshta do të na kishte lënë t’i filmonim, por thjesht menduam se nuk ishte zgjedhja e duhur”, tregoi regjisorja.

 

© Panoramaplus.al