Në muajin mars të këtij viti, Bella Thorne i tha po propozimit për martesë nga i dashuri i saj, Benjamin Mascolo.

Aktorja dhe këngëtari italian, të cilët janë bashkë prej më shumë se dy vitesh, postuan disa imazhe në rrjetet e tyre sociale, ku tregonin unazën.

Mbrëmjen e djeshme, Bella dhe Thorne kanë organizuar një ceremoni fejese dhe ajo që ra në sy ishte veshja e aktores 23-vjeçare.

Bella ia besoi stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti, fustanin elegant të kuq, i cili ishte i çarë në njërën anë dhe i tregonte këmbët e tonifikuara.

Një veshje tjetër e stiluar nga Valdrini u vesh nga Beyonce pak javë më parë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”.

Mascolo i propozoi aktores 23-vjeçare gjatë xhirimeve të një filmi që dyshja po luan së bashku.

“Unë shkrova letrën e dashurisë në pjesën e pasme të skenarit të filmit tonë …“,- tregoi ai në Instagram. “Në fund ose në skenën e fundit, ajo po shihte në monitor me drejtorin dhe …surprizë!”

Çifti është lidhur që në vitin 2019 pas ndarjes së Thorne nga Mod Sun.


