Rezidenca e këngëtares së njohur, Adel në “Beverly Hills” me vlerë rreth 60 milionë dollarë është e rrezikuar të shembet nga tërmeti.

Sipas “Daily Mail”, këngëtarja ja ka blerë këtë aktorit Sylvester Stallone gjatë muajit Janar të këtij viti.
Rezidenca në fjalë është shumë e madhe, me 8 dhoma gjumi dhe 12 banjo, si dhe ka një hapësirë për dhomën e ndenjes mjaft të madhe.

Sipas prestigjozes “The Sun” Studimi Gjeologjik i Kalifornisë arriti në përfundimin se në vitin 2014 shtëpia, e cila ndodhet në një kodër, është brenda thyerjes aktive të përmendur, e cila ka aftësinë të gjenerojë një tërmet me magnitudë deri në shtatë ballë.
Megjithatë, ky nuk është problem i vetëm me të cilin mund të përballet këngëtarja pasi edhe gjatë muajve të pranverës dhe verës në kaliforni moti është shumë i nxehtë ç’ka mund të çojë në zjarre të shumta.
Ende nuk dihet se çfarë ka në plan të bëjë këngëtarja lidhur me rezidencën e saj, por sipas një burimi të afërt me të ajo ka hartuar një plan me të gjitha shpenzimet përkatëse për të rregulluar çdo problem të mundshëm që është shfaqur.
© Panoramaplus.al

