28 Shkurt, 2022

FOTO/Nicole Kidman dhe Keith Urban më të dashuruar se kurrë në ndarjen e çmimeve “SAG”, Los Angelos


Ata janë cilësuar si një nga çiftet më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për Nicole Kidman dhe Keith Urban të cilët së fundmi kanë marrë pjesë në ceremoninë “Screen Actors Guild”, gjatë mbrëmjes së djeshme në Los Angelos.

Aktorja dhe muzikanti 54-vjeçar pozuan në tapetin e kuq përballë paparacëve dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.

Nicole, dukej magjepsëse e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata, një grim i plotë që i nxirrnin në pah buzët e kuqe si dhe flokët e lëshuara.

Ndërsa Keith kishte zgjedhur të paraqitje me një kostum të zi kombinuar me një palë xhizme të gjata.

Ju rikujtojmë se dyshja janë martuar gjatë një ceremonie të organizuar në vitin 2016 në Sydney.

Ata kanë dy fëmijë, Isabella 27-vjec e cila është e birësuar si dhe Connor 25-vjeç të cilin aktorja e ka nga martesa me ish-bashkëshortin, Tom Cruisse.

Ajo dhe Keith më vonë mirëpritën vajzat Sunday Rose, 13, dhe Faith Margaret, 11 vjeç.

 

 

© Panoramaplus.al