19 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/Pas rikthimit në krahët e ish të dashurës, Adrian Gaxha kurorëzon dashurinë në martesë në një ceremoni sekrete! Çifti në pritje të ëmbël


Këngëtari i njohur Adrian Gaxha, i cili prej kohësh ka qëndruar larg syrit të publikut, mësohet se ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë në një ceremoni të fshehtë.

Lajmi vjen pasi një foto nga vera e kaluar u bë virale në rrjet, ku Adriani shihej i kapur dorë për dore në bregdet me partneren e tij, Sidorela, duke konfirmuar kështu rikthimin në krahët e njëri-tjetrit pas një periudhe ndarje.

Disa pamje të postuara nga vetë Adriani  tregojnë lumturia në familjen e tij është edhe më e madhe, pasi partnerja e këngëtarit shfaqet me barkun e rrumbullakosur, periudhë që bën këtë etapë të jetës së tyre edhe më të veçantë

© Panoramaplus.al