Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6 gushtit nga motra Mariela dhe Antonela Berisha, ka publikuar së fundmi foto pas dëmtimeve të rënda që mori në fytyrë.

E reja duket se po e merr veten ndërsa është duke kuruar plagët e shkaktuara.

Në fotot e postuara ajo shkruan përbri një frazë shkëputur nga bibla: “Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses.”

Ndërkaq, kujtojmë që motrat Berisha të shpallura në kërkim me disa akuza nuk janë kapur akoma nga policia.

Edhe pse në dëshminë e dhënë, Klea në gjykatë tha se nuk e di arsyen pse 2 motrat e sulmuan, aludohet se shkak u bë bashkëshorti i Mariela Berishës ku kjo e fundit dyshonte se kishte një lidhje dashurie me Prengën.

Së fundmi policia ka arritur të sekuestrojë dy makinat me të cilat Mariela dhe Antonela kanë lëvizur natën e ngjarjes.
© Panoramaplus.al
