Kendall Jenner ka marrë vëmendjen e ndjekësve me shfaqjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris.

Modelja e cila fluturoi këtë fundjavë për në Francë, e ka bërë trotuarin e qytetit të duket si pesareve me veshjen e saj sharmante dhe klasike.

29-vjeçarja është fotografuar me një xhaketë e cila i mbulonte deri në gjysmë pantallonat dhe poshtë xhaketës mbante një këmishë me vija të mbërthyer deri në grykë.

Për aksesorë Kendall kishte zgjedhur një palë syze sterrë të zeza dhe një palë vëthë të argjendtë të cilët kishin një madhësi minimaliste.

Këpucët që modelja kishte zgjedhur kombinon mjaft mirë me syzet dhe kopsat e saj të xhaketës po ashtu edhe tregonin qartë çorapet e saj të bardha.

Flokët e Kendall ishin të ndara në mes dhe të kapura pas kokës teksa i nxirrnin në pah asaj tiparet tërheqëse për të cilat njihet.
© Panoramaplus.al

