27 Janar, 2025

FOTOLAJM/ Princesha e Jordanisë ndan lajmin e ëmbël, Iman në pritje të fëmijës së saj të parë


Familja mbretërore e Jordanisë po rritet, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e mbretit Abdullah II dhe mbretëreshës Rania, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Princesha Iman (6)

Lajmin e ka bërë të ditur Mbretëresha Rania, përmes një fotoje të së bijës në rrjetin social Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të Princeshës Iman dhe burrit të saj me origjinë greke, Dimitris Alexandros Thermiotis, teksa kanë pozuar në plazh në momentin që dielli perëndon, duke zbuluar siluetën e saj me barkun e rrumbullakosur.

princesha iman

 “Dy janë çift, tre janë bekim”, ka shkruar Mbretëresha Rania në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë se çifti u martua në një ceremoni përrallore në Pallatin Beit Al Urdun në Aman, më 12 mars 2023.

Princesha Iman (5)Princesha Iman (4)Princesha Iman (3)Princesha Iman (2)Princesha Iman (7)Princesha Iman (8)

© Panoramaplus.al