14 Shkurt, 2025

FOTOLAJM/ Pas ndarjeve të bujshme, Blero Muharremi në një romancë të re? Ja kujt i uron Shën Valentinin këngëtari


Këngëtari Blero Muharremi, duket se ka nisur një romancë të re pas ndarjeve të bujshme gjatë viteve të fundit.

blero afrona (3)

Artisti ka ngritur dyshimet pas një postimi të bërë në rrjetet sociale, ku në prag të festës së Shën Valentinit, ai ka postuar një fotografi nga një restorant, duke lënë të kuptohet se është duke e kaluar këtë ditë speciale me partneren e tij.

Pavarësisht se nuk e ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, Blero ka tërhequr vëmendjen me një mbishkrim të veçantë.

 “Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi”, ka shkruar ai, duke uruar kështu edhe ish-partneret e tij.

blero muharremi

Ky dedikim ka ngritur dyshime të shumta mes ndjekësve të tij, të cilët mendojnë se mund t’i referohet ish-të dashurës së tij, Afrona Dikës.

Megjithatë, deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar dhe identiteti i partneres mbetet ende një mister.

afrona-dika-blero1

Kujtojmë se këngëtari në një intervistë pak muaj më parë, i pyetur nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën, ose me ish-partneren misterioze, të cilën ai e quante me përkëdheli, “bebi”, tha se  një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta Krasniqi.

blero muharremi teuta krasniqi

 “Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.

teuta krasniqi blero2

Kujtojmë se ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.

Po ashtu, Fero i ka dhënë fund romancës me Afrona Dikën pas gati 7 vitesh së bashku ku ai hodhi akuza të rënda ndaj saj, duke e quajtur materialiste.

afrona-dika-blero1

Këngëtari i ka dhënë fund lidhjes dhe me një vajzë misterioze të cilën e quante “bebi”. Ai është shfaqur disa herë krah saj në rrjetet sociale, por pa i zbuluar portretin. Lidhja mes tyre nisi pas ndarjes së Bleros nga Afrona, por përfundoi pas një kohe të shkurtër.

blero

Ai deklaroi në një intervistë më parë, se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij. 45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja ajo e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

blero muharremi

© Panoramaplus.al