Banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu është parë e përlotur brenda shtëpisë ditën e sotme (7 dhjetor).

Kjo pasi produksioni ka vënë në sfond këngët e Gjestit, banori që la së fundmi shtëpinë e BBV, i cili kishte krijuar dhe një romancë me Xhenetën.

Megjithëse raportet e dyshes kohët e fundit ishin ftohur përsëri konkurrentja është ndjerë keq për daljen e këngëtarit dhe këtë e tregojnë më së miri lotët e saj.



