25 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/ “Nuk i ndanë duart nga njëri-tjetri!”- Spekulime mbi s*ksualitetin e aktorit Pedro Pascal pas shëtitjes me regjisorin e njohur në Los Angeles


Një valë të re spekulimesh rreth seksualitetit të Pedro Pascal ka ndezur shëtitja e tij në Los Angeles me Rafael Olarra, drejtorin artistik të Faena.

Rafael Olara pedro pascal (1)

Sipas TMZ, e cila ka publikuar disa foto nga xhiroja e tyre, “Pedro Pascal dhe Rafael Olarra nuk mund të ndanin duart nga njëri-tjetri gjatë shëtitjes së tyre në Los Angeles”.

pedro pascal Rafael Olara (4)

Thashethemet për lidhjen e tyre kishin nisur pasi u kapën disa ditë më parë në rrugët e Manhattan, ndërsa më pas shkuan për të ngrënë darkë dhe, sipas mediave, ndoqën së bashku filmin “Wuthering Heights” në një kinema të qytetit.

pedro pascal Rafael Olara (3)

Pamjet e publikuara tregojnë Pascal dhe Olara duke ecur shumë afër njëri-tjetrit.

Rafael Olara ka tërhequr më parë vëmendje, pasi ishte partner i aktorit Luke Evans. Marrëdhënia e mëparshme e tij u konfirmua publikisht, gjë që rriti spekulimet në rrjetet sociale pas fotove të reja me Pascal.

Rafael Olarra dhe Luke Evans
Rafael Olarra dhe Luke Evans

Vetë Pedro Pascal nuk ka deklaruar kurrë publikisht për orientimin e tij seksual dhe ruan një profil të ulët për jetën personale. Pavarësisht thashethemeve dhe komenteve në tabloide, nuk ka konfirmim zyrtar nga aktori.

Derisa tani, as Pascal dhe as Olara nuk kanë komentuar mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. Diskutimet mbështeten ekskluzivisht në fotografi dhe shfaqje publike, pa prova të tjera.

pedro pascal Rafael Olara (2)

pedro pascal Rafael Olara (5)

pedro pascal Rafael Olara (1)Rafael Olara pedro pascal (4)Rafael Olara pedro pascal (2)Rafael Olara pedro pascal (3)

Pedro Pascal Rafael Olarra

© Panoramaplus.al