Supermodelja Bella Hadid bëri një pushim nga Festivali i Filmit në Kanë, duke kaluar një ditë relaksi në një jaht luksoz në jug të Francës.
29-vjeçarja u shfaq me bikini rozë, ndërsa shijonte diellin dhe shoqërinë e miqve. Ajo u pa gjithashtu duke u hedhur në det për t’u freskuar dhe më pas duke u relaksuar në bord.
Më vonë në mbrëmje, Hadid u rikthye në tapetin e kuq të Kanës, ku u shoqërua nga vëllai i saj, Anwar Hadid. Modelja u shfaq me një fustan elegant të bardhë, i kombinuar me bizhuteri luksoze.
Kjo paraqitje vjen pas një periudhe pauze në karrierën e saj, teksa ajo është fokusuar në rikuperimin e shëndetit pas betejës me sëmundjen Lyme.
© Panoramaplus.al






