Në prag të ndërrimit të viteve, Princi Leka dhe Blerta Celibashi i kanë dërguar një mesazh të veçantë shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë.
Leka shkruan se forca e shqiptarëve është karakteri dhe aftësia për të ecur përpara të bashkuar.
Princi dhe Blerta Celibashi i kane ftuar qytetarët që në vitin e ri të zgjedhin urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë.
“Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë”, shprehet ata.
Çifti mbretëror ka publikuar ndër të tjera krahas mesazhit edhe një foto të tyren. Blerta Celibashi ka zgjedhur një fustan të kuq saten, ndërsa Princ Leka, një kostum të zi klasik.
Mesazhi i plotë:
Në këtë ndërrim vitesh, u drejtohemi të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë me bindjen se një komb ndërtohet mbi vlera që i rezistojnë kohës: dinjitetin, përgjegjësinë dhe bashkimin. Ashtu si familjet mbretërore të Europës që kanë ruajtur identitetin e tyre përmes shërbimit dhe maturisë, edhe ne besojmë se forca e Shqipërisë qëndron te karakteri i njerëzve të saj dhe te aftësia për të ecur përpara së bashku.
Në vitin që vjen, le të zgjedhim urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë. Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë.
Me respekt dhe përkushtim, Princ Leka & Blerta Celibashi.



