1 Gusht, 2025

FOTOLAJM/ “Mirë se erdhe në shtëpi!”- Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, presidentja Osmani: Gjithmonë krenare me ty!


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.

dua lipa kosove vjosa osmani (1)

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës.

 

 

dua lipa kosove vjosa osmani (5)

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi ajo.

dua lipa kosove vjosa osmani (4)

Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor.

“Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja postimin e saj.

dua lipa kosove vjosa osmani (6)dua lipa kosove vjosa osmani (3)dua lipa kosove vjosa osmani (2)

© Panoramaplus.al